MENU
klinika

Video

Nëpër rrugët e Prishtinës së 1996-ës

18.01.2019 - 21:18

Prishtina ka qenë gjithmonë e bukur. Ndër vite, herë më pak e zbukuruar e herë më shumë, ndërtesa të shumta janë larguar e të tjera janë ndërtuar në kryeqytet.

Institucionet kryesore të shtetit e bëjnë sot Prishtinën një vend simpatik dhe një pikëtakim për njerëzit, por edhe për turistët.

Më herët para viteve ’60, kishte tiparet otomane, por pas vitit 1960 Prishtina në tërësi përjetoi një zhvillim urbanistik të hovshëm, i cili i ndryshoi mjaft dhe pamjen duke i dhënë karakteristikat bashkëkohore.

Një ndryshim ende më thelbësor kryqyteti i Kosovës së sotme, e pësoi në 1970-ën.

Faktorët që ndikuan ishin: hapja e Universitetit të Prishtinës dhe rritja e ndikimit politik të Prishtinës me fitimin e autonomisë dhe faktoriizimin federal të Kosovës në ish-Jugosllavi.

Një video na e tregon Prishtinën në vitin 1996, me pamje nga lagje të ndryshme të Prishtinë së bukur asokohe, para se të ndodhte edhe lufta në Kosovë.

Shijojeni Prishtinën e dikurshme