MENU
klinika

Vrasja në Korfuz

Nesër do të sillet në Berat trupi i 29 vjeçares që u vra nga i ati

07.01.2019 - 17:31

Trupi i Anxhelina Petros e cila u vra nga i ati në ditën e parë të Vitit të Ri me shufër hekuri në kokë pasi ai ishte kundër lidhjes me një të ri afgan.

Mediat greke njoftojnë se nesër do të transportohet nga Korfuzi në Berat për t’u përcjellë për në banesën e fundit trupi i Anxhelina Petros, vajzës që u vra nga i ati në ditën e parë të Vitit të Ri me shufër hekuri, pasi ishte kundër lidhjes me një të ri afgan.

Sipas mjekut ligjor në Korfuz, Chrysavgi Kousi kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe prokurori ka urdhëruar që trupi të transferohet në Shqipëri pas kërkesës së nënës së saj që të varroset në Berat.

Trupi i vajzës do të transportohet falas deri në kufirin shqiptaro-grek nga një agjenci funerale e Korfuzit.

Mamaja e 29-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari kërkoi dje edhe një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes e bija është abuzuar seksualisht. Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj.

Anxhelina Petro u vra dhe u gropos nga duart e vrasësit, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Shkak i vrasjes ishte fakti se i ati nuk pranonte lidhjen e së bijës me të riun afgan.

Pas ngjarjes i ati u shpreh se nuk donte ta vriste, por gjithçka ndodhi pas debatit.