MENU
klinika

Detajet

Nis mbledhja e KLP për krijimin e SPAK, struktura që tremb politikën

07.01.2019 - 10:35

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku është hapur gara për krijimin e SPAK, ose prokuroria Speciale Anti-korrupsion.

Në mbledhjen e sotme janë 4 pika në rend dite, përfshirë këtu edhe kërkesën e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u kthyer në punë tek Krimet e Rënda. Hajdarmataj dhe Çela refuzuan të jepnin pretencën për grupin e Emiljano Shullazit.

Në rendin e ditës është edhe projektvendimi për kontrollin e figurës për prokurorët që do të bëhen pjesë e SPAK.

Por çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.