MENU
klinika

Rendi i ditës

Nis sesioni i ri parlamentar/ Kuvendi voton Ramën si ministër të Jashtëm

20.01.2019 - 16:20

Me nisjen e viti 2019, ditën e nesërme më 20 Janar do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar.

Nisja e kësaj seance është njoftuar në orën 17:00 të pasdites.

Në rendin e ditës është miratimi i kalendarit, por edhe votimi i dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe emërimit të kryeministrit Edi Rama edhe në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Presidenti Meta dekretoi shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Edi Ramës në postin e kryediplomatit para dy ditësh, ndërsa nesër kryeministri do të marrë zyrtarisht edhe drejtimin e dikasterit të ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu nesër do të zëvendësohen edhe vendet që lanë bosh në komisione ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

kuvendi- konica.al

Vendin e Erjon Braçes në postin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave do ta zërë Arben Ahmetaj. Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduard Shalsit.

Bledi Çuçi pritet që të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti në pozicionin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që si nënkryetar i Komisionit të Integrimit dy janë emrat më të mundshëm; ish-ministri Bushati dhe deputeti Ervin Bushati.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë.

PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu. Ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës për seancën e nesërme parlamentare.