MENU
klinika

Dialogu me Serbinë

Nis takimi koordinues, mungojnë Thaçi dhe opozita

14.01.2019 - 11:32

Kryeparlamentari i Kosovës ka thirrur sot një takim koordinues për dialogun me Serbinë.

Teksa ka nisur takimi i thirrur nga Kadri Veseli është vënë re mungesa e presidentit Thaçi dhe e opozitës.

Ftesës së Veselit për takimin koordinues i është përgjigjur kryeministri Haradinaj dhe ndodhet në ambjentet e parlamentit, ndërsa presidenti Thaçi ka dërguar përfaqësuesit e tij.

Dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.