MENU
klinika

Fati i protestës

Një orë mbledhje/ Zbulohet plani i studentëve të ngujuar

13.01.2019 - 20:09

Pas rreth një orë mbledhjeje mes studentëve në ambientet e Fakultetit Ekonomik, në një deklaratë për mediat ata janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin e mësimit si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në Fakultet.

Më herët në këtë Fakultet, studentëve të ngujuar prej tre ditësh, u janë bashkuar edhe rreth 200 studentë të tjerë për të bërë një mbledhje e për të vendosur se çfarë do të behët me protestën e tyre, e cila tashmë është kthyer në grevë urie.

plani-i-studenteve-te-ngujuar-konica.al

Studentët janë shprehur një zëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.