MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

Një pol i tretë politik? Partitë e vogla rrisin presionin

18.01.2019 - 17:56

Një pol i tretë politik është paralajmëruar të krijohet së fundmi si pasojë e rritjes së presionit të partive të vogla.

Kryetari i PAA-s, Agron Duka, tha se në kushtet kur dy partitë kryesore nuk ndryshojnë kodin zgjedhor, e vetmja zgjidhje për tu faktorizuar është bashkimi i partive të vogla.

Ndërsa Koço Kokëdhima, akuzoi Bashën si të paaftë për të drejtuar opozitën.

Partitë e vogla po shkojnë drejt një poli të tretë politik në zgjedhjet vendore, me qëllim maksimalizmin e votave dhe peshës elektorale.

duka-agron-konica.al

Pjesë e këtij poli pritet të jetë edhe Partia Agrare Ambjentaliste, ndërsa kryetari Agron Duka, tha se vetëm në këtë formë mund ti bëhet ballë kodit elektoral që ai e quan diskriminues.

“Nëse duam të shmangim kasaphanet e deritanishme elektorale në kurriz të votave tona, bashkimi mbetet rruga e vetme.”

Ndërsa, kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, akuzoi ashpër dy partitë e mëdha, duke theksuar se atyre u intereson të mos bëjnë ndryshime, pasi sipas tij vjedhin dhe cënojnë në vazhdimësi proçeset.

koco-kokedhima-konica.al

Kokëdhima foli për protestat e studentëve.

“Nuk ka përmbushje të kërkesave të tyre nëse nuk çlirohet Shqipëria, nëqoftëse nuk rivendoset Republika, nëqoftëse nuk rivendosen zgjedhjet në Shqipëri, nëqoftëse nuk i kthehet sovraniteti popullit tonë.”

Duke akuzuar ashpër kreun e opozitës, Basha, Kokëdhima e cilëson atë të paaftë si lider, ndërsa tha se po tallet me popullin opozitar.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?