Nisi ditën e sotme seanca e jashtëzakonshme plenare ku mori pjesë edhe opozita.
Në seancë u votuan dekretet e Metës, ndërsa opozita kërkoi diskutim.
Kjo kërkesë e opozitës nuk u miratua, andaj dhe deputetët e opozitës nuk qëndruan, por lanë ambientet e Kuvendit.
Pak pas braktisjes së seancës parlamentare, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat nga jashtë Kuvendit.
“Përfaqësojnë pushtetin e tij personal së bashku oligarkët. Me aktin e sotëm ishte asgjësimi i Kuvendit. Për herë të parë në 28 vite demokraci opozita kërkon debat parlamentar për të vërtetat pas emërimeve të kukullave. Opozita parashtroi kërkesë, asnjë rregull i procedurës nuk e pengon opozitën të marrë fjalën, por vetëm një kryetar kuvendi i marrë peng nga një hajdut psiqik.
Kemi një qeveri në koma që erdhi në pushtet me votat e krimit. Jemi në një gjendje emergjence, ku për herë të parë që në kohën e Enver Hoxhës kryeministri mban edhe atë të ministrit të Jashtëm. Në një vend ku arsimi është më i shtrenjti dhe më i dobëti në Europë. Faturën e paguajnë banorët e Astirit,e paguan qytetari, sipërmarrja që po mbyllet për shkak të taksave të larta. Faturën e pagujnë familjet shqiptare, fëmijët që shkojnë pa ngrohje në shkollë. Faturën e paguajnë mediat, gazetarët”, u shpreh ai.