MENU
klinika

Detajet

Opozita i rikthehet punimeve të Parlamentit (foto)

24.01.2019 - 10:09

Deputetë të opozitës, si Rudina Hajdari dhe ish-ministrat Edmond Panariti e Klajda Gjosha, ligjvënës së LSI-së, kanë qenë prezent në mbledhjet e komisionit te jashtëm.

Në komision i ftuar ishte Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të diskutojnë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” dhe çështje të tjera.

Kujtojmë se në seancën e fundit në parlament më 16 Janar, opozita braktisi punimet para përfundimit.

Pas kësaj, kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi vendimin e opozitës për nisjen e protestave në vend.