MENU
klinika

Rikthehen bojkotet?

Opozita largohet pas fjalës së Bashës: Prijmë protestat popullore

21.01.2019 - 18:20

Nuk ka zgjatur shumë pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, pasi pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha, opozita e ka braktisur mbledhjen. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë kukulla të kryeministrit dhe nuk përfaqësojnë qytetarët dhe as PS.

Kam paralajmëruar nga kjo sallë se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni politik. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt. U asgjësuan zgjedhjet, e drejta e votës u asgjësua. Rama do të qeverisë me oligarkët dhe kriminelët.

Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, pasi ata që kanë forcën e kartonëve që mbron krimin. Ky Kuvend përfaqëson sot vesin më të shëmtuar, hajdutërinë e përzier me arrogancën. U asgjësua Prokuroria, ndërsa tani i erdhi radha e edhe asgjësimit të PS. Sot ministrat në pushtet nuk janë përfaqësues të popullit dhe të PS. Ata janë kukullat e kryeministrit”- tha Basha.