Gjyqi për padinë e Shkelzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shtyrë sërish.
Mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës për të tretën herë radhazi e prokurorit të çëshjes Agron Gjana, i cili e ka argumentuar mungesën e tij me arsye shëndetësore ishte shkaku i shtyrjes.
Në seancën e sotme ishin prezent si zoti Berisha ashtu edhe Balla.Seanca e radhës u caktua me 11 shkurt, ora 11:30.
Jashtë gjykatës, Shkelzen Berisha, tha se zoti Balla është shpifës i përsëritur dhe nuk ka vend për pajtim.
Berisha: Ka vend vetëm për një dënim të radhës për shpifje, penal kësaj radhe.
Lidhur me mungesën e prokurorit, Berisha tha: “Prokurori besoj do të ketë arsyet e veta që ka munguar, shpresoj të mos mungojë radhës tjetër”.
Duke iu referuar dënimit të Rome Karajt, Berisha tha se tani është radha e Ballës të dënohet për veprën penale të shpifjes.
Berisha: Ky është gjyq penal dhe jo civil. Në një gjyq penal dëmi prezumohet të jetë më i vogël se ai në një gjyq civil. Para disa ditësh patë sesi kolegu i Ballës, Romeo Karaj, u dënua për shpifje ndaj akuzave të hedhura gjatë kohës që zhvillohej Komisioni Hetimor Parlamentar, tani është radha e zoti Balla që të dënohet dhe ai për veprën penale të shpifjes.
Djali i ish-kryeministrit paralajmëroi se me përfundimin e këtij gjyqi penal do të hapë dhe gjyq civil ndaj zoti Balla.