MENU
klinika

Detajet

Pakti për Universitetin, Rama vë në lëvizje ministrat e rinj

18.01.2019 - 12:01

Kabineti i ri qeveritar tashmë i ngritur nga kryeministri Edi Rama, në një mbledhje të përbashkët me rektorët, dekanët, pedagogët dhe studentët kanë komentuar paktin e ri të Universitetit dhe mënyrat sesi do vazhdojë bashkëpunimi mes ministrive përkatëse dhe fakultete.

Ministrja e re e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini teksa komentoi paktin e ri, ftoi edhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim për të komentuar mënyrën sesi do vazhdojë bashkëpunimi.

Besa Shahini: Gjithë ky proces ka zgjatur 6 javë. Kjo është thjesht një pikënisje që ky dialog të niset mbarë. Do doja të ftoja kolegët e mi, të flasin për problematikat në universitete të ndryshme. Është vendosur një marrëdhënie e re mes universitetve për mënyrën e patronazhit.

Do filloja me Bellinda Ballukun, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë

Belinda Balluku: Jam Belinda Balluku, kam marrë rishtaz stafetën për të drejtuar ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kemi parë problematikat e Universitetve. Problemi kryesor i thënë nga dekanët është sipërfaqja e vogël në raport me numrin e studenteve, gjë që ndikon në akreditimin. Diçka tjetër që ka nisur për të gjithë universitetet është punësimi në të gjitha platformat e studentëve ekselentë, kjo është pak a shumë kjo që kemi bërë.

Etilda Gjonaj: Është kënaqësi për t’ju prezantuar rezultatet e punës më shumë se një muaj e gjysmë. Përtëj problematikave që Fakyulteti i Drejtësisë ka që nga kurrikulat, por edhe shërbimet që duhet të kenë studentët. Bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë dhe Ministrinë ka më shumë se një vit që ka nisur. Aktualisht në ministri janë tëpunësuar 16 studentë të ekselencës.