MENU
klinika

Zbardhet lista e kërkesave

Paralajmërimi i Filologjikut: Të hënën në grevë

18.01.2019 - 16:01

Pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe ditën e hënë.

Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së këtij fakulteti, ndërsa pedagogët njësoj si studentët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre, mes të cilave edhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Në një deklaratë ata shprehen se duhet në anulohen disa VKM, pasi shkelin autonominë universitare.

asambleja e fakultetit-konica.al

LETRA E PLOTË:

Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e mbledhur sot më datë 18 janar 2018, me kërkesën e një të tretës së personelit akademik, në përputhje me nenin 45 të Statutit të Universitetit të Tiranës, diskutoi mbi gjendjen e krijuar në universitetet publike të vendit dhe rikonfirmoi përkrahjen për kërkesat e studentëve, duke dënuar çdo formë presioni ndaj tyre. Asambleja kërkonː
1. Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si shkaktari kryesor i gjendjes aktuale të krijuar në institucionet e Arsimit të Lartë.

2. Shpreh kundërshtinë me aktet nënligjoreː

˗ VKM˗të e datës 26 dhjetor 2018ː Nr.777, Nr.781, Nr.783, si dhe
˗ urdhrat e Kryeministrit të datës 26 dhjetor 2018ː Nr.183, Nr.184, Nr.185 dhe Nr.186.
Këto akte dhe urdhra cenojnë rëndë autonominë e IAL-ve dhe liritë akademike të profesoratit, në këto pika:

a. Autonominë në vlerësimin e punës shkencore dhe të karrierës akademike.
b. Liritë akademike të profesoratit në përcaktimin e përmbajtjes së njohurive që jepen në auditor.
c. Shkelin plotësisht konventat europiane për autonominë universitare dhe liritë akademike.

3. Kërkojmë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që synon intimidimin e fjalës së lirë.

4. Kërkojmë të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut.

5. Në përgjigje të kërkesës së Asamblesë së personelit akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, propozojmë që përfaqësues të asambleve të personelit akademik të Universitetit të Tiranës të mblidhen për të koordinuar veprimet e mëtejshme.

6. Për të tërhequr vëmendjen urgjente ndaj këtyre kërkesave, Asambleja vendosi të shpallë ditën e hënë, datë 21 janar 2019, një ditë grevë paralajmëruese të pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Asambleja e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?