MENU
klinika

Kërkesat

‘Paralizohet’ Prishtina, nisin grevat!

29.01.2019 - 15:40

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë filluan sot grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, thotë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Sipas saj, nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.

Përfaqësuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, thotë se me grevën e tyre, shërbyesit civilë nuk duan të paralizojnë shtetin, por kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të tyre.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro. Ndërkohë, edhe sistemi i arsimit në vend ka hyrë tashmë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.

Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë. Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.

 

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!