Është marrë sot vendimi historik në Greqi.
Parlamenti grek ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro dhe 146 kundër.
8 deputetë të parlamentit i bashkohen SYRIZA-s duke votuar pro marrëveshjes.
Deputetët e Agimit të Artë u ngritën në këmbë gjatë seancës, ata kanë ngritur akuza kundër deputetëve që votuan pro.
Më pas, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka reaguar pasi Parlamenti grek miratoi me 153 vota pro Marrëveshjen e Prespës. Në një shënim në facebook Zaev teksa i përciell urimet kryeministrit grek thotë se shkruam historinë fitimtare.
“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë.”- shkruan Zaev në facebook.