Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të votohet sot në parlamentin grek.
Kjo marrëveshje është cilësuar si historike pasi i jep fund përplasjes së gjatë diplomatike mes dy vendeve.
Marrëveshja u arrit më qeverisë greke të Tsiprasit dhe asaj maqedonase të Zaevit në qershor të vitit të kaluar.
Sipas marrëveshjes u ndryshua emri nga ish-Republika Jugosllave në Maqedoni të Veriut.
Greqia e ka kundërshtuar emrin Maqedoni me vite, duke thënë se me të, fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër.
Debati në Parlamentin grek ka nisur të mërkurën dhe pritet të përfundojë me votimin e traktatit të njohur si Marrëveshja e Prespës.