MENU
klinika

Detajet

Pas Lleshajt, një tjetër ministër bojkoton komisionin

30.01.2019 - 11:45

Në Komisionin e Shëndetësisë është diskutuar sërish rreth çmimeve të shërbimeve dentare në Shqipëri, megjithëse dy ditë më parë u tha se nuk do të rriten për shkak se Komisioni i Konkurrencës vendosi të pezullojë zbatimin e vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”.

Përfaqësuesit e opozitës me sa duket kishin kërkuar praninë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por ajo nuk është paraqitur.

Kreu i Komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se iu është komunikuar që Manastirliu nuk ndodhej në Shqipëri e për pasojë për të folur ishte paraqitur zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Por mungesa e Manastirliut sot krijon një tjetër precedent si me rastin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë, që mungoi në përballjen me opozitën në Komisionin e Medias dhe Edukimit, teksa diskutohej për studentët e ngujuar dhe përdorimin e dhunës nga ana e policisë.