MENU
klinika

Deklarata e Ramës

Pas SHBA, Shqipëria njeh Guaidon si presidentin e Venezuelës

24.01.2019 - 09:49

Vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama, pasi kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm.

Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.

 

Kujtojmë se edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi. Guaidó u betua për një mandat të dytë ne fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.

Guaidó, bëri thirrje për protesta masive kundër qeverisë së Nicolas Maduro, ndërsa shpalli veten si udhëheqës të përkohshëm ditën e mërkurë në Karakas. Deri më tani nga protestat kundër Maduros ka shkaktuar vdekjen e 4 personave.