MENU
klinika

Vendimi

PD kërkon interpelancë me Lleshajn, ç’kërkon nga ministri?

28.01.2019 - 13:30

Opozita i është rikthyer mbledhjeve të komisioneve përkatëse gjatë ditës së sotme.

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar sot nga kryesia e Kuvendit interperlancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Deputetja demokrate tha se arsyeja e interpelancës është ndërhyrja e policisë në universitete gjatë bojkotit të mësimit nga studentët.

Më herët, për këtë çështje, ministri Lleshaj është shprehur se Policia ka ndërhyrë në ambientet universitare, me kërkesë të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë.