Ditën e sotme, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.
Në rendin e saj të ditës është parashikuar zgjedhja e Kryesisë se re.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00, ndërsa rreth 270 anëtarë të Këshillit do të votojnë për nënkryetarët, 15 emra që zgjidhen direkt, sekretarin e përgjithshëm, dhe 4 sekretarët funksional.
Pjesë e Kryesisë janë gjithashtu kryetarët e organizatave partnere, zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga kryetari i PD-Së.
Me këtë moment Partia Demokratike, përmbyll fazën e ristrukturimit të saj, duke u përcaktuar ekipi që do të ndihmojë Lulzim Bashën në 4 vitet e ardhshme.