Partia Demokratike ditën e nesërme do të mbledhë Kolegji i Kryetarëve, një organ i ri i partisë për të diskutuar mbi datën dhe organizimin e protestës që do të zhvillohet nga opozita.
Vendimi i kryesisë u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshem i PD-së Gazment Bardhi.
“Sot kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë PD dhe opozita për realizimin e kësaj vendimmarrje të këshillit kombëtar.
Vendimi i kryesisë së PD është që nesër në 11 të thërrasë mbledhjen e kolegjit të kryetarëve, një organ i ri statutor i PD, për të diskutuar paraprakisht mbi strategjinë e protestave dhe më pas gjatë pasdites do të ketë një mbledhje të kryesisë së PD mbi detajet dhe strategjinë e protestave që do të ndjekë opozita.
Nesër do të diskutohet forma e protestës, data e protestës dhe të gjitha detajet. Nuk ka një vendim për datën, do të mblidhet kolegji i kryetarëve dhe nesër do të jepen detaje për datën dhe orën”-tha Bardhi.