MENU
klinika

Protesta e studentëve

Pedagogët e Filologjikut në grevë, thirrje qeverisë

21.01.2019 - 10:33

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur sot greva e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Studentët dhe pedagogët ndodhen në oborrin e fakultetit dhe kanë vendosur që të mos zhvillohet mësim, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një prononcim për mediat, pedagogu Mark Marku tha se përmes një letre publike, asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti u ka dërguar një thirrje edhe asambleve të tjera që të caktojnë një ditë për të debatuar dhe vendosur.

“Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambletë dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë, varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri“, u shpreh Marku.

Gjithashtu pedagogu Gjekmarkaj tha se ndodhen aty për të mbështetur studentët dhe për të shprehur indinjatën e tyre të përsëritur dhe thirrjen e tyre ndaj qeverisë për rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë, jo pse duam ne për tekë por për ti bërë një shërbim universitetit publik në Shqipëri, kemi harxhuar letër të bardhë pafund, por kjo u hodh poshtë nga qeveria.

Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të kapim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon.

UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret ne patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në shoë e radhës të Turbina.

Ligji ka kundërvënë strukturat duke paralizuar punën, duke mos pasur koordinim mes Senatit dhe Bordit, struktura që kontrollojnë njëra-tjetrën, si ndodhi me administratorin, nje eksponent i PS, që solli policinë ne fakultet, një akt i turpshëm për mua, qe nuk kishte ndodhur një gjë as në vitin 90′, që nuk e ka bërë as Hekuran Isai dhe Ramiz Alia“, u shpreh Gjekmarkaj.