25.01.2019 - 13:35
Pedagogët e Universitetit të Tiranës i kanë lënë një javë afat qeverisë që të anulojë ligjin e Arsimit të Lartë si dhe rishikimin e VKM-ve.
Pedagogët kërcënuan qeverinë se nuk reagon pozitivisht ndaj kërkesave të tyre do të pezullojnë mësimin dhe do hynë në grevë urie.
Kërkesat e tyre:
-Mbështetje të protestës së studentëve
-Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për arsimin e lartë
-Anulimin e menjëhershëm të VKM
-Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve
-Miratim i statusit të pedagogut
-Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale.