Vetëm pak ditë më parë Pelikani në fotot e mëposhtme u qëllua nga gjahtarët në Shkodër duke i dëmtuar kështu kockën e krahut të tij.
Duke qenë një specie e cila tashmë është mbrojtje përshkak se rrezikon zhdukien një kujdes mjaft i madh i është kushtuar dhe rikthimit të ti në gjendjen e mëparshme.
Ardian Koçi, drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun e Fierit, që mbulon Parkun Divjakë-Karavasta, rrëfen se si Pelikani u dërgua në Divjakë për një trajtim të specializuar, ku ditën e djeshme i është nënshtruar një ekzaminimi teknik.
Veç kësaj ditën e sotme Pelikani i është nënshtruar një operacioni prej 40 minutash me qëllim bashkimin e kockës, dhe fiksimin e saj me një pllakë titani, në të cilën nga grafia e realizuar më herët dallohej dhe prania e saçmeve të armës së gjahut.
Më poshtë gjeni dhe fotot e gjatë operacionit të Pelikanit, dhe pas tij.