MENU
klinika

Kompetencat e Presidentit

“Pengmarrës i Kushtetutës”/ Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës

12.01.2019 - 15:30

Reagimit të kryeministrit Rama, në përgjigje të presidentit Meta në vijim të replikave të ashpra për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, “se nuk do të merret me një pengmarrës”, i është përgjigjur pak më parë keshilltari i kreut të Shtetit.

Tedi Blushi me një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, shkruan se “Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash”.

Tedi-Blush-iIlir-Meta-konica.al

Postimi i Tedi Blushit

“Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”