13.01.2019 - 15:53
Ajo befason shpesh me deklaratat e saj surprizuese dhe kështu ka bërë edhe së fundmi. E kemi fjalën për këngëtaren Fjolla Morina, e cila ishte e ftuar në emisionin “Thumb”.
Ajo u provokua nga moderatoret, të cilat e pyetën këngëtaren nëse do të kalonte një natë me një biznesmen, i cili do t’i ofronte 500 mijë euro.
Mendoni se Fjolla ka thënë po? Në fakt gaboheni, ajo do ta bënte këtë gjë me dyfishin e shumës.
Ylli i “Trileçe” i habiti të gjithë kur tha: Jo, por për 1 milion euro po. Do shkoja me këdo që do m’i jepte. Përsa i përket lidhjeve sentimentale, Fjolla u shpreh se është shumë mirë single për momentin.