MENU
klinika

Njoftimi

Përgjimet e VOA/ Nisin hetimet nga Prokuroria për nxjerrje të sekretit!

31.01.2019 - 13:50

Pas publikimit të përgjimeve në “Zërin e Amerikës”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.

Në njoftimin për mediat, prokuroria bën me dije se është duke kryer hetime për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal.

Hetimi po bëhen në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor, në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.”-thuhet në njoftimin e prokurorisë.