MENU
klinika

“Mandela i Ballkanit”

Pjetër Arbnori, si mbijetoi 28 vjet në burgjet komuniste?!

18.01.2019 - 15:52

U lind më 18 janar 1935 në Durrës, në gjirin e një familjeje shkodrane me prejardhjen nga lokaliteti buzëliqenor i Shirokës, i biri i Filip Tomës dhe Gjystinës.

Ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet. I ati oficer xhandarmërie, mori pjesë në qëndresën kundër pushtimit italian më 7 prill në Durrës, drejtuar nga Abaz Kupi. Më 1940 familja qe vendosur në Ersekë dhe i ati shërbente në luftën italo-greke,

Pjetri ndoqi në Mësonjëtoren e Korçës klasën e parë fillore. Dimrin e 1940 familja pa të atin, që shërbente në luftë, u kthye në Shkodër, ku blenë një shtëpi në Shirokë dhe Pjetri vijoi mësimet në shkollën lokale.

Më 1942 Filipi u vra në përpjekje me pritën e çetës së Teki Kolanecit, Petrit Dumes dhe Nevzat Haznedarit. Pjetri klasën e tretë të fillores e ndoqi në Kolegjin Saverian dhe më pas shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “29 Nanduer”, shkolla në të cilat figuronte i regjistruar Pjetër Filipi.

Në vitet 1949-1950 u organizua me shokë e bashkëmoshatarë në grupe trevetëshe që shtypnin dhe shpërndanin trakte, grumbullonin dhe transportonin traktet e Komitetit “Shqipëria e Lirë” që hidheshin nga avionët.

Me të kryer maturën për violinë, duke pasë qenë në orkestrën e filarmonisë së Shkodrës, mësuesi i tij Prenk Jakova bëri të mundur që të shkonte mësues si fillim në shkollat e qytetit. Pasi u pushua nga puna, iu gjet një vend në një shkollë tetëvjeçare në Dukagjin.

Më pas shkoi ushtar dhe nisi punën në bujqësi në fermën Xhafzotaj, më pas në SMT Shijak. Më 1957 iu dha leje që të vazhdonte me korrespondencë Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me vendim të Komitetit të Partisë në Durrës u caktua mësues letërsie në Shkollën e Mesme Bujqësore në Golem, nën emrin Pjetër Toma.

Më 1962 u arrestua i akuzuar se kish dashur të formonte një parti social-demokrate, gjë për të cilën u dënua me 25 vjet burgim. Pas tetëmbëdhjetë viteve burgim e ridënuan me 10 vite të tjera burgim.

Në kushtet më të vështira në burg ai shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Në kohën që periudha e dënimit të tij po përfundonte, atë e dënuan përsëri me dhjetë vjet burg. Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Me ndihmën e tij u bë e mundur atdhesimi i eshtrave të shkrimtarit çam Bilal Xhaferri. Në vitin 1997, Partia Demokratike humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve.

Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie.

Fama e “Mandelës së Ballkanit” tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit.

Ndryshimi në ligj u njoh si “Amendamenti Arbnori”.

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali, ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë.

Partia Demikoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!