MENU
klinika

Incident në Fakultet

Policia private përplaset me studentët e Juridikut, futen me forcë

11.01.2019 - 08:45

Pak pas mesnate ka ndodhur një përplasje mes rojeve të sigurise private dhe studentëve të Juridikut që janë të ngujuar në Universitet që prej mëngjesit të djeshëm.

Mësohet se ka pasur një përplasje fizike ku rojet e sigurisë private kanë hapur me forcë derën që mbahej e mbyllur nga studentët e ngujuar.

skandal juridik-konica.al

Ndërkohë që edhe forca të tjera të Policisë së Shtetit ndodhen jashtë oborrit të Universitetit të Drejtësisë.

Studentët shprehen të revoltuar për këtë ndërhyrje të forcave të policisë private në ambientet e Universitetit. Momentalisht të gjithë studentët janë të mbledhur në një sallë leksioni ndërkohë që nuk pranojnë të dalin jashtë.

skandal juridik-konica.al

Ditën e djeshme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim me studentë të fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.

skandal juridik-konica.al

Kerkesat vijojnë si më poshtë:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.
2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare
3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.
4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

skandal juridik-konica.al