MENU
klinika

Edhe më keq se në BE

Popullsia në moshë pune do të bjerë frikshëm

21.01.2019 - 15:46

Shqipëria ka normën e 4-të më të lartë të popullsisë në moshë pune kundrejt totalit në Europë. Aktualisht, Shqipëria e ka raporitn e popullsisë në moshë pune ndaj totalit në rreth 69%. Normë më të lartë se vendi ynë ka vetëm Maqedonia, Sllovakia dhe Bosnje Hercegovina. Por, një studim nga Banka Qendrore Europiane jep alarmin se situata nuk do të jetë gjithmonë kështu, përkundrazi.

Projeksionet tregojnë se, në pak më shumë se një dekadë, Shqipëria do të ketë normën më të ulët në Europë të moshës aktive për punë, nga 15 deri në 64 vjeç, mbi totalin e popullsisë. Ata që do të jenë më moshë pune pas këtij viti do të përfaqësojnë vetëm 62% të popullsisë shqiptare, si askush tjetër në kontinentin e vjetër. Madje, mesatarja e Bashkimit Europian projektohet në 67%.

Në vitin 2030, Shqipëria do të kthehet në nivelet e viteve 2000, por për  një aryse krejt të kundërt nga ajo e dy dekadave më parë. Asokohe, norma e ulët ishte rrjedhojë e popullsisë shumë të re, me thuajse 30% të popullsisë nën 15 vjeç. Në 2030, përqindja e popullsisë në moshë aktive pune do të bjerë për shkak të plakjes, pra numrin e lartë të atyre përtej 64 viteve jetë mbi supe.

Problemet demografike me të cilat përballet vendi ynë janë të mëdha, dhe shifrat gjatë viteve të fundit kanë qenë vazhdimisht alarmante. Pa politika të mirëfillta në këtë drejtim, e ardhmja projektohet e zymtë. Me qëllim stimulimin e lindjeve, që nga 1 janari i këtij viti, qeveria rriti me disa herë bonusin që iu paguhet familjeve për lindjen e fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN