MENU
klinika

Ndryshimi i ministrave

Presidenti Meta: “Ministrat” po verifikohen, pres përgjigje nga institucionet

09.01.2019 - 20:02

Presidenti Ilir Meta shkarkoi pa ngut 7 ministra të kabinetit “Rama 2”, përfshi zëvendësen e kryeministrit, por refuzoi që të njëjtën firmë të hidhte për lirimin nga detyra të Ditmir Bushatit.

Nga ministrat e rinj, Meta dekretoi emërimin brenda pak orëve vetëm të atyre 4 që janë pjesë e Parlamentit, ndërsa vendosi të mbaje pezull 5 ministra të rinj, deri në përfundim të një procesi verifikimi që ka nisur për integritetin e tyre.

Por, shqetësim të veçantë, kreu i shtetit duket se ka për ministrin e Jashtëm, ku jo vetëm nuk ka dekretuar Genti Cakajn si ministër të ri, por ende nuk ka shkarkuar ministrin në detyrë, Ditmir Bushatin.

ministrat meta-konica.al

Pyetje drejtuar presidentit: Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?

“Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por, kjo do të varet nga përgjigjja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.”

Vet presidenti Meta është treguar i rezervuar për arsyen se, përse nuk e ka shkarkuar ende Ditmir Bushatin, ndërsa fqinji grek aludoi për arsyen se përse Edi Rama largoi nga kabineti ministrin e Jashtëm.