Teksa ka folur për gazetën greke “Naftemboriki”, kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka folur për Marrëveshjen e Prespës që kalon sot në Kuvendin e Greqisë.
Xhaferi shprehu bindjen e tij se ‘Prespa’ do të kalojë në Kuvend dhe se kjo marrëveshje kontribuon në stabilitetin e brendshëm të Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.
“Pavarësisht nga reagimeve të opozitës nga reagimet e opozitës në të dyja vendet, marrëveshja e Prespës është e mirë, kontribuon në stabilitetin e brendshëm të Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar që të nënshkruaj në bazë të shumicës parlamentare, ndërsa refuzimi i tij është plotësisht jokushtetues.
Duheshe që t’i nënshkruaj, në herën e dytë kur arritën amendamentet në dorën e tij, sepse Maqedonia është shtet me demokraci parlamentare dhe përkundër refuzimit të Ivanovit, marrëveshja është në fuqi. Kuptohet, ekziston edhe Gjykata Kushtetuese“, u shpreh Xhaferri.