Përmes një letre drejtuar kreu të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, drejtuesja e
Prokurorisë së rrethit të Pukës ka shprehur shqetësimin e saj për mos plotësimin e organikës në këtë institucion.
Sipas urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm të datës 31.01.2018, Prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë duhet të ketë tre prokurorë.
Duke ju referuar këtij urdhri, Elidjana Kasa shkruan se pas transferimit të një prej prokurorëve me datë 08.01.2018, në këtë prokurori ka mbetur vetëm ajo, pra vetë drejtuesja.
Nisur nga kjo, Kasa kërkon plotësimin e vendeve bosh.
Gjithashtu, Elidjana Kasa thekson se për shkak të lidhjeve fisnore, duke qënë nga Puka, e ka të vështirë të ushtrojë funksionin e saj në disa procedime apo arrestime në këtë qytet.