MENU
klinika

Detajet

Protesta/ 50 studentë e gdhijnë tek Ekonomiku

13.01.2019 - 10:40

Studentët e Ekonomikut të cilët prej pak ditësh janë ngujuar brenda fakultetit kanë bërë sot një komunikim për mediat.

“Ka qenë një natë shumë e vështirë. Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta. E kam pasur të vështirë për të marrë edhe ushqim, shpesh herë janë përdorur dritaret e banjos për të futur ushqim. Ngrohja ka qenë e cunguar. Ka qenë si në shtetrrethim. Kemi qenë 50 studentët. Një pjesë e tyre janë brenda sepse kanë familjarët në punë dhe nuk dalin dot në kamera.”- tha një student.

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëjnë më vonë, studentët thanë që do bëjnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se me mënyrën si do të vijohet.

“Një herë të vetme mos përbaltni dëshirat tona për këtë vend. Nëse mendoni se jemi partiakë, në djall shkofshi dhe ju me to. Gjithmonë kemi besuar se arsimi është thelbi i lirisë së mendimit. Tani janari duhet të na gjente më me dinjitet, e prapë nuk jemi të përfaqësuar. Sot jemi në shkollë, në ambjente të ftohta të dimër e të ngrohta në verë. As kushtet minimale nuk kemi. Qëllimi ynë nuk ishte ndërrimi i partive, por plotësimi i të drejtave legjitime. Ne u themi këtë: në shkollë jemi 100 vetë, por mbi kokë kemi si aureolë shumicën që duan të studiojnë. Të gjithë duam mësim,” thuhej në deklaratën që lexoi një prej studenteve.