MENU
klinika

Detajet

Protesta e 16-shkurtit/ Zbardhen emrat e deputetëve të deleguar për organizimin

23.01.2019 - 17:38

Një nga vendimet pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD-së, ishte paralajmërimi i një proteste të madhe më datë 16 shkurt, kundër qeverisë.

Së fundmi, veç datës së protestës, janë zbardhur dhe emrat e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë së PD të deleguar për protestën e folur.

Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit të PD, mësohet se në zbatim të vendimit të Kryesisisë në disa qarqe të vendit janë deleguar një anëtar kryesisë dhe një deputet për të koordinuar protestën e opozitës në 16 shkurt.

pd-konica.al

Mësohet se Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi janë deleguar në Tiranë. Sa i përket rretheve, në Fier është deleguar Enkelejd Alibeaj dhe në Shkodër Flamur Noka.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD është drejtuar nga nënkryetari Edmond Spaho, ndërsa kryetari Lulzim Basha nuk ishte pjesëmarrës.