Nëse mjeku ju ka thënë se nuk duhet të hani përpara testit të gjakut, do të thotë që nuk duhet të hani ose pini ndonjë gjë, përveç ujit, disa orë përpara. Kur hani dhe pini normalisht, ato ushqime dhe pije absorbohen në gjak. Kjo mund të ndikojë në rezultatet e llojeve të caktuara të testeve të gjakut.
Cilat lloje të testeve të gjakut që duhet të jeni të pangrënë?
Testet e glukozës, të cilat matin sheqerin në gjak. Një lloj i testit të glukozës quhet test i tolerancës së glukozës. Për këtë test ju duhet të mos hani 8 orë para testit
Testet e lipideve, të cilat matin trigliceridet, një lloj yndyre të gjetur në gjak, dhe kolesteroli, substancat e ngjashme me yndyrën e gjetur në gjakun dhe në çdo qelizë të trupit. Nivelet e larta të triglicerideve ose një lloj kolesteroli, të quajtur LDL mund t’ju vënë në rrezik për sëmundje të zemrës.
Zakonisht duhet të mos hani 8-12 orë përpara një testi. Shumica e testeve janë planifikuar për herët në mëngjes.
Në këtë mënyrë, shumica e kohës që do rrini pa ngrënë do të jetë brenda natës.
A mund të pi ndonjë gjë përveç ujit?
Lëngjet e frutave , kafe, sode dhe pije të tjera mund të kalojnë në gjak dhe të ndikojë në rezultatet e analizave .
Përveç kësaj, nuk duhet të:
Përtypni çamçakëz
Të pini cigare
Ushtrime fizike
Këto aktivitete mund të ndikojnë gjithashtu në rezultatet e testit.
Por mund të pini ujë. Në të vërtetë është e mirë të pish ujë para një testi gjaku . Ndihmon në mbajtjen e më shumë lëngjeve në vena, gjë që mund ta bëjë më të lehtë nxjerrjen e gjakut.
A mund të vazhdoni marrjen e ilaçeve gjatë kohës që nuk hani?
Pyetni mjekun për këtë . Pjesa më e madhe e kohës është e rregulltë të merrni ilaçet e zakonshme, por mund të keni nevojë të shmangni barna të caktuara, veçanërisht nëse ato duhet të merren me ushqim.
Sapo të keni mbaruar testin mund të konsumoni dicka të lehtë në fillim , pastaj mund të hani normalisht..
Bisedoni me mjekun para se të bëni teste laboratorike. Shumica e testeve nuk kërkojnë të jeni të pangrënë ose përgatitje të tjera të veçanta. Për të tjerat, mund t’ju duhet të shmangni ushqimet, ilaçet ose aktivitete të caktuara. Marrja e barnave të duhura para testimit ndihmon që rezultatet të jenë të sakta.