MENU
klinika

Vetëdorëzimi i Balilit

Pse u dorëzua dhe negociatat me policinë/ Nipi i Balilit: Ai nuk mund të vendosë kushte

15.01.2019 - 22:01

Në një lidhje telefonike në emisionin televiziv “Dritare” nipi i Klement Balilit, Rigelsi tha se ka qenë vetë ai që ka negociuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

Ai tha se xhaxhai tij në asnjë moment nuk do të reagonte me armë.

“Është vetëdorëzuar. Unë kam bërë negociata me Drejtorin e Policisë së bashku me xhaxhain tim dhe është vetëdorëzuar. Negociata kemi bërë që në datën 10.

rigers balili-konica.al

Ka arritur vetë në vetëdorëzim se unë nuk do t’i mbush mendjen xhaxhait tim. Ai nuk është person që mund të vendosë kushte Drejtorit të Policisë. Ka ardhur drejtori i policisë dhe e ka marrë. Nuk ka shans të reagonte me armë”, u shpreh ai.

Ku ka qenë gjatë kësaj kohe?

Këtë pyetje iu takon t’ia bëni të pandehurit. Unë nuk pata kohë ta pyesja. Vendosi të dorëzohej tani. Në momentin që do vijë letërporosia nga Greqia, ai tha se unë nuk do t’i shmangem drejtësisë. Unë flas nga Tirana.

“Këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion”

Protesta për dosjen 5D/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë

“Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim”

Rama për Corriere: Emisioni në RAI, i neveritshëm!

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”

DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?