MENU
klinika

Video

Punimet në rrugën Tiranë-Elbasan/ Rama: Ja kur do të jetë e kalueshme

22.01.2019 - 14:18

Pas vizitës që kishte në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka shkuar dhe për një inspektim në autostradën Tiranë –Elbasan, në të cilën po vijojnë punimet intesivisht.

Rama ishte shoqëruar nga ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe deputetët e Taulant Balla e Evis Kushi.

Gjatë vizitës në kantier, Rama bisedoi me një prej inxhinierëve të rrugës, i cili tha se kostoja është dyfishuar në krahasim me planin që kishte në fillim të punimeve.

Po ashtu inxhinieri tha se rruga do të jetë e hapur në të dyja krahët e saj në datën 17 maj, ndërsa shtoi se po punohet që ana e majtë të hapet që në fillim të marsit.

Rama teksa poston videon shkruan: Më në fund drejt përfundimit, pasi u kthye në shembëlltyrën më kuptimplotë të rrugëve të lëna rrugëve dhe të kostove marramendëse financiare e jo vetëm…”