Më 17 janar Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin, dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiç.
Në një intervistë për Pink TV, Vuçiç sqaroi se është thelbësore për Serbinë, që të sqarohet vrasja e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet serbe siç theksoi ai, nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.
Vetë presidenti sqaroi se ua ka bërë të qartë shërbimeve serbe që të mos i paraqisnin të gjitha informacionet e tyre përpara përvjetorit. Ivanoviç u vra ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit; A do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur, tha Vuçiç.
70.000 vetë pritet t’i urojnë mirseradhjen Putinit në kryeqytetin e Serbisë, ku shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës. Një mikpritje e tillë organizohet, sipas Tanjug, nga sektori joqeveritar dhe organizata patriotike, megjithatë mbështetjen e saj do ta japë dhe partia në pushtet, SNS.
Plani është që pjesëmarrësit të mblidhen në Sheshin e Republikës e pastaj të marshojnë deri te katedralja, në mënyrë që të mbërrijnë atje në të njëjtën kohë me liderin rus.
Kjo është mënyra e tyre për të treguar respekt ndaj numrit një të Rusisë dhe mirënjohje për mbështetjen që vendi më i madh sllav i jep integritetit territorial të Serbisë, në arenën ndërkombëtare, shkruan shtypi vendas.