MENU
klinika

Putin për Kosovën

‘Mbështesim çdo marrëveshje të pranueshme për Serbinë’

17.01.2019 - 19:08

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë vizitës në kryeqytetin serb, tha se Rusia mbështet arritjen e një marrëveshje të pranueshme reciproke Prishtinë-Beograd në përputhje me rezolutën 1244.

Sipas Putin autoritetet në Prishtinë kane hedhur disa hapa polemizues së fundi siç ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një shkelje kjo e rezolutës në fjalë.

Rusia ndan të njëjtin shqetësim me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin, është shprehur Putin.

Duke përsëritur se nuk sheh një zgjidhje të afërt mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin. “Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin” , ishin fjalët e tij.

Të njëjtin qëndrim, sic tha dhe vete, ia ka shprehur edhe homologut rus kur kanë biseduar për Kosovën, te cilin e ka informuar për gjithë çfarë ndodh në Kosovë, duke përfshirë edhe tarifën mbi mallrat serbe.

Vuçiç pretendon se ka marrë nga Putini mbështetje të konsiderueshme. Shefi i Kremlinit drejton vizitën e një delegacion të lartë shtetëror rus në Serbi, ku iu rezervua një pritje madhështore.

Në disa rrugë të kryeqytetit serbe ndërkohë, mbërritja e Putinit u prit me shkrimet: “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

Kjo ndalesë është parë nga ana e Serbisë, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, si vizitë e rëndësishme politike në një kohë kur ekziston një mundësia në rritje e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës