MENU
klinika

Skema për tre vite

Qeveria, 250 milionë lekë për biznese sociale

11.01.2019 - 11:21

Qeveria ka vënë në dispozicion për financimin e ndërmarrjeve sociale në vend një fond prej rreth 250 milionë lekësh për 3 vitet e ardhshme. Vetëm për vitin 2019 janë parashikuar 61 milionë lekë, ndërsa shuma do të rritet në dy vitet pasuese.

Fondi do të subvencionojë veprimtarinë e ndërmarrjeve sociale;  vendet e reja të punës të krijuara për punësimin e individëve nga grupet e pafavorizuara; sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që u përkasin grupeve të pafavorizuara.

Përfituese janë ato ndërmarrje që paraqesin një projekt-propozim ose plan biznesi, duke provuar se zërat e parashikuar për mbështetje janë të rëndësishëm për zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë së tyre. Dhënia e subvencionit kushtëzohet me punësimin e personave nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara dhe kohëzgjatja e kontratës të jetë jo më pak se dy vjet.

Pagesa bëhet 50% me miratimin e aplikimit dhe 50 % pas realizimit të shpenzimeve, kundrejt paraqitjes së faturave që vërtetojnë shpenzimet e kryera.

Subjektet aplikuese nuk duhet të kenë shkelur legjislacionin e punës dhe atë tatimor lidhur me detyrimet ndaj punëmarrësve, për aq kohë sa kryejnë veprimtarinë. Një ndërmarrje mund të përfitojë në total për tre vite, 14 milionë lekë grante.

 

Ndryshimet që po synohen të finalizohen

Të pathënat nga skema e re e pensioneve

Një skemë garancie sovrane për bujqësinë

Brenda qershorit, rishikohet buxheti 2024!

Rritje pritet edhe nga stomatologët dhe psikologët

Pas taksimit për profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë tarifat!