MENU
klinika

Foto

Rama betohet në Presidencë, zyrtarisht ministër i Jashtëm

22.01.2019 - 19:37

Kryeministri Edi Rama është betuar mbrëmjen e sotme si ministër i jashtëm në ambientet e Presidencës duke marrë zyrtarisht edhe këtë post.

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm 6 minuta në ambientet e Presidencës për betimin dhe më pas ka dalë duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

betohet-rama-ne-presidence-konica.al

Rama u betua si ministër një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit në krye të MEPJ dhe emërimin e tij edhe në postin e ministrit.

betohet-rama-ne-presidence-konica.al

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar dje nga Kuvendi me 77 vota pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij. Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar si ministër i jashtëm me 78 vota pro.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama vendosi të marrë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm pas refuzimit që i bëri Presidenti Ilir Meta kandidaturës së Gent Cakës me pretendimin se nuk plotësonte kriteret dhe nuk ishte pajisur me certifikatë sigurie.

betohet-rama-ne-presidence-konica.al

Kjo çështje shkaktoi përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë, ndërsa Rama ka thënë se mazhoranca do padisë presidentin Meta për shkelje të Kushtetutës sapo ky organ të formohet.