MENU
klinika

Ulet taksa mbi tatim-fitimin

Rama: “Bizneset aleatë të shtetit”

14.01.2019 - 11:20

Bizneset shqiptare në ditët e sotme po hasin tepër vështirësi me politikat ekonomike të menaxhuara nga qeveria, kështu ata shpesh herë detyrohen të gënjejnë mbi fitimin e tyre pasi frika se do të mbingarkohen me taksa të tjera i shtyn ata drejt një konfuziteti ekonomik për vijueshmërinë e biznesit të tyre. Në rastet kur xhiroja e bizneseve është më e madhe se niveli tavan i vendosur nga qeveria atëherë këto biznesmenë do paguajnë nga 5% në 15% të fitimit të tyre.

Në një vizitë në Kamëz, kryeministri Edi Rama parashtroi për publikun se niveli i ri tavan që do të vendoset nga qeveria nga 8 milionë do të shkojë në mbi 10 milionë lekë. Sipas tij kjo do të sjellë mjaft benefite për bizneset shqiptare pasi tashmë ata nuk do të detyrohen të gënjejnë për bilancet e tyre pasi rritja e nivelit tavan tashmë nuk ngre më taksat e tyre.

 

“Gjëja që për ne është shumë e rëndësishme, është pjesa që, të lehtësohet maksimalisht kjo fashë e biznesit edhe të ketë më shumë punësim, por të dalë dhe në dritë edhe e gjithë pjesa financiare, në mënyrë që të mos ketë në masën që ka pas për të gjithë këto vite fshehje dhe informalitet, sepse na ndihmon në të gjithë procesin e konsolidimit dhe transparencës së ekonomisë,” u shpreh kryeministri Rama.

Aktualisht bizneset në vendin tonë janë të ndarë nga xhiroja e tyre, ku bizneset që fitojnë 5 milionë lekë në vit nuk taksohen, ata qe kanë një xhiro vjetore nga 5 në 8 milionë lekë, tatim-fitimi arrin në 5% e ndërkohë kur xhiroja kalon vlerën monetare prej 8 milionë lekë atëherë biznesmenët detyrohen të paguajnë një taksë prej 15%.

Sipas qeverisë kjo lëvizje bëhet për biznesmenët me qëllim që ata të mos jenë të detyruar të gënjejnë por të kthehen në aleatë të shtetit duke mos lejuar që të mëdhënjtë tu shmangen detyrimeve të shtetit. Në këtë mënyrë qeveria po përpiqet të shtyjë biznesin e vogël drejt deklarimeve formale të drejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN