MENU
klinika

Deklarata

Rama deklarohet ministër i Jashtëm/ Reagon Meta

14.01.2019 - 12:47

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se do te merrte postin e ministrit të Jashtëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit nënvizon faktin se për presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!??”, shkruan Meta.

Kujtojmë se ditën e sotme Rama propozoi veten në postin e ministrit të Jashtëm deri në zgjidhje të ngërçit në Gjykatën Kushtetutese. Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.