MENU
klinika

Leja për Hidrocentralin

Rama hodhi firmën/ Kanioni i Holtës në rrezik

20.01.2019 - 17:15

Punimet në kanionin e Holtës do të sjellin dëmtime të parikuperueshme, në atë zonë e cila është edhe e shpallur si monument kulure, ky është shqetimi që kanë ngritur vetë banorët e Gramshit.

Ndërkaq leja e ndërtimit të hidrocentralit të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ka sjellë dhe përplasjen e radhës politike. Prej PD të Gramshit akuzohet se lejen për këtë ndërtim e ka dhënë qeveria Rama. Madje për këtë është publikuar dhe dokumenti që mbanë datën 27 prill i vitit 2018.

Në shkresë miratohen procedurat për heqjen e zonës së ndërtimit nga fondi pyjor si dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila kalon në buxhetin e bashkisë së Gramshit.

kanioni i holtes-konica.al

Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjisë. Të dhënat janë publikuar dhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, ku veç firmës së Ramës është dhe ajo e ministrit Gjiknuri.

Tashmë punimet duket se kanë ngritur teksa ambientalistët kanë publikuar dhe foto duke u shprehur se tashmë është ndaluar dhe kalimi I turistëve në të.

Në reagim, mbrojtësit e ambientit shprehen se rrezikohet të cënohet monumenti I kulturës. Vetëm në një vit zonën e kanë vizituar rreth 3 mijë persona.