MENU
klinika

Detajet

Rama i delegoi kompetencat Gent Cakajt, reagon Meta

23.01.2019 - 13:24

Ka reaguar presidenti Ilir Meta pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për delegimin e kompetencave Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive”.

Kështu është shprehur Meta, në përgjigje të interesit të medias, se si e komenton ai vendimin e kryeministrit Rama për t’i deleguar kompetencat Gent Cakaj, kandidature që kreu i shtetit refuzoi ta dekretonte si ministër.

Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.