MENU
klinika

Deklarata

Rama konfirmon veten: Do jem ‘de jure’ ministër i Jashtëm

14.01.2019 - 12:04

Pas zërave se do të ishte në rolin e ministrit të Jashtëm deri në momentin që Bushati do të zëvendësohet me një tjetër, ka reaguar kryeministri Edi rama,

Në një status në Twitter, ai thotë se do të jetë ‘de jure’ në këtë rol ‘sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit’.

Statusi i Ramës.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter