MENU
klinika

“2019-a vit i NATO-s”

Rama: Mbështes idenë e goditur të Hashim Thaçit për ‘vitin e NATO-s’

08.01.2019 - 17:31

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s në kuadër të 20 vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.

rama-paketa-antishpifje-konica.al
rama-paketa-antishpifje-konica.al

Rama shkruan në një postim në Twitter se ky vit përkon dhe me 10 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë.

“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thacit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s.