MENU
klinika

Detajet

Rama mbledh PS-në, çfarë do diskutohet

14.01.2019 - 09:16

Kryeministri Edi Rama në oren 9 ditën e sotme ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se do diskutohet mbi çështje organizative të PS në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kjo është mbledhja e parë e kryesisë për këtë vit.

 

Pritet dhe diskutim mbi situatën aktuale politike pas përplasjeve kryeministri-presidencë mbi çështjen e ministrit të Jashtëm.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe për zëvendësimin e Erjon Braçes te Komisioni i Ekonomisë, Eduart Shalsit te Veprimtaria Prodhuese, por edhe Spiropalit dhe Çuçit, pasi u emëruan ministra.