MENU
klinika

Deklarata

Rama: Me platformën e bashkëqeverisjes s’ka nevojë të fusë njeri dorën në xhep

16.01.2019 - 10:41

Në takimin e përjavshëm të “Bashkëqeverisjes”, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur faktin se kjo platformë është rruga më e shkurtër për të arritur në zgjidhjen e shqetësimeve, duke iu dhënë fund kështu sorollatjeve nëpër zyra.

“Ne këmbëngulim çdo javë me këtë event publik, që për çdo qytetar që merr një shërbim duhet të kuptojë se platforma është rruga më e shkurt për të zgjidhur shqetësimin”, tha Rama.

Teksa qytetarët treguan se shqetësimi i tyre është trajtuar në kohë rekord, shefi i qeverisë theksoi mes tjerash se presionin i qytetarit falë platformës është maksimal mbi zyrtarët.

Rama u shpreh se në rast se zyrtarët nuk japin zgjidhje, masat penalizuese fillojnë nga ato administrative deri tek procedimi i tyre në rast se ka dyshime për elementë korrupsion.

“Presioni që ushtron qytetari nëpërmjet platformës për të kërkuar të drejtën e vet është maksimal. Nuk ka asnjë shans, që të shmangen, në rast të kundërt do të ndëshkohet deri në largim nga puna dhe çuarjen e rasteve deri në prokurori nëse ka dyshime për korrupsion. Platforma është rruga e sigurtë dhe sukses i padiskutueshëm për çdo qytetar. Qytetari nuk ka nevojë të fusë dorën në xhep”, shtoi Rama.

Po ashtu, Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë”- tha Rama.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën